Labi: Policët e meritojnë jetën më të mirë se sa familja ime, e po ashtu edhe sa ju që jeni në Kuvend

Këngëtari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka bërë një reagim pas tensioneve në veri.

Artisti nga Ferizaj u ka dalë në mbështetje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ndërsa ka shpërndarë një postim në Facebook.

Në përshkrim mes tjerash, ai ka vënë në dukje se si policët nuk kanë akoma sigurime shëndetësore dhe se po i dalin në ndihmë Kosovës pa asnjë çmim.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit – Labit (pa ndërhyrje):

“POLICIA JONË,

E meritojnë jetën më të mirë se sa familja ime, e po ashtu, edhe sa ju që jeni në kuvend.

Sot, këta polic, nuk kanë as sigurim jetësor derisa ate shendetësorë e paguajnë vet, dhe sot , ata na dalin zot neve dhe Kosovës pa asnjë çmim, e çmimi i vetëm është ; që ndonjeri nga ta nesër edhe mund të mos kthehët në shtëpi!

Larg qoftë e Zoti i ruajt.

POLICIA JONË , ZOTI JU RUAJT E JU

BEKOFTË NË ATDHEUN E PËRBASHKËT QË KEMI

KOSOVA E SHQIPËRISË.

Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”.

Lexo edhe:  Çlirimtarët që “i mori” Specialja përballen prapa grilave me vdekjen e familjarëve