E rëndë: Burri në Rahovec humb jetën pasi rrokulliset me traktor, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në një familje në Rahovec, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka pësuar lëndime të rënda dhe fatkeqësisht ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë, i cili vdiq pasi u vetkaksidentua derisa po punonte me traktor në një fushë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, që intervenoi në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”, ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  “Në Kosovë më së shumti para false hyjnë nga Bullgaria, 100-shja dhe 2-shja më të falsifikuarat”