Sulmoi zyrtarin policor të Kosovës, arrestohet shtetasja e Shqipërisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetase nga Shqipëria dje rreth orës 05:50 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pasi që kishte sulmuar fizikisht një zyrtarë policor.

E njëjta ishte ndalur nga Policia e Kosovës pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion.

Rasti është cilësuar si ‘sulm ndaj personit zyrtarë’.

“Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion. Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së

Lexo edhe:  Familjarët e dëshmorëve shahen e fyhen në rrjete sociale veç pse protestuan ndaj Kurtit