Një person i dehur dëmtoi derën dhe shtratin e spitalit në Mitrovicë, arrestohet

Një person, dje gjatë ditës kishte shkuar në gjendje të dehur për trajtim mjekësor në një spital në Mitrovicë.

Aty është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kishte bërë veprime të pakontrolluara duke dëmtuar derën dhe shtratin e spitalit.

Policia thotë se në konsultim me prokurorin, i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe pas intervistimit është liruar.

Rasti është iniciuar “Asgjësim apo dëmtim i pronës së paluajtshme”.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi në gjendje të dehur pasi kishte shkuar për trajtim mjekësor në një spital, dhe i njëjti si pasojë e veprimeve të pakontrolluara ka dëmtuar një derë dhe një shtrat. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe pas intervistimit do të lirohet”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Sveçla publikon një dokument tjetër që dëshmon lidhjet e shtetit të Serbisë me sulmin terrorist në Banjskë