Aksident zinxhiror në Poklek të Drenasit

Para pak minutash ka ndodhur një aksident zinxhiror në rrugën Drenas – Komoran, përkatësisht në Poklek.

02 Press merr vesh se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.

Përveç dëmeve materiale në automjete nuk ka të lënduar.

Dy patrulla policore janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti.

Për pasojë janë shkaktuar edhe kolona të gjata.

Lexo edhe:  Mërgimtarit i bëhet 450 euro më shtrenjtë rruga për Kosovë: E dënojnë keq në Kroaci