Përleshje me mjete të forta mes të miturve në Suharekë, njëri përfundon në spital me lëndime të rënda

Javëve të fundit janë raportuar shumë raste të përleshjeve brutale mes të miturve. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, në fshtatin Studençan të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Përleshja ka ndodhur ndërmjet dy të miturve 14 dhe 15 vjeç, nga të cilët janë përdorur edhe mjete të forta.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se, i dyshuari i parë 15 vjeçar me urdhër të Prokurorit ndalohet në mbajtje Policore për 24 orë.

Derisa, i dyshuari i dytë 14 vjeçar është dërguar për tretman në Prizren, i njëjti do të futet në operacion për shkak të lëndimeve të marra.

“Sot me datën 27.02.2023 në ora 13:00 është raportuar për një rrahje me mjete të forta në mes dy të miturve (I dyshuari nr.1 15 vjeç dhe I dyshuari nr.2 14 vjeç). Policia ka shkuar në vend ngjarje në qendër të fshatit Studençan. Dy të miturit janë dërguar në emergjencën e qytetit të Suharekës, ndërsa i dyshuari nr. 2 është dërguar për tretman të mëtejm në Prizren, ky do të futet në operacion për shkak të lëndimeve të marra. I dyshuari nr.1 është intervistuar në prezencë të prindit dhe avokatit dhe me urdhër të prokurorit ndalohet në mbajtje policore për 24 orë. Nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar një shufër metalike dhe një shkop druri”, ka deklaruar Bytyqi

Lexo edhe:  Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë: Një person i plagosur