Gjakovarja tenton të vetëvritet, konsumon domestos

Rastet e vetëvrasjeve janë fenomen shqetësues në gjithë botën, e fatmirësisht disa nga to nuk përfundojnë me sukses.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në fshatin Greqinë të Gjakovës, ku një 22-vjeçare ka tentuar të vetëvritej.

Burimet brenda Spitalit të Gjakovës, bëjnë me dije se sipas ekzaminimeve mjekësore, e reja dyshohet se ka konsumuar preparate higjienike, Domestos.

Ajo ka arritur të shpëtohet pasi është dërguar në Spital nga një familjar dhe gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali merr vesh se megjithëse 22-vjeçarja nuk ka qenë në gjendje të intervistohej nga organet e rendit.

Lexo edhe:  Më 15 prill 2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, Policia e Kosovës ka zbuluar një rast të tentimit për kalim të mjeteve të padeklaruara në dalje të Republikës së Kosovës.