Ish-ushtari i UÇK-së thotë se nuk u ndihmua nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Brahim Sedolli, ka probleme shëndetësore dhe duhet të mjekohet jashtë vendit.

Sedolli tha për Klankosova.tv se atij i është shpërthyer një nerv i cili e furnizon trurin.

Ai theksoi se shuma e trajtimit që duhet sillet nga 24 mijë e deri në 27 mijë euro, andaj për mbuluar këtë shumë ka nevojë për ndihmën tuaj.

“Qe një kohë kam probleme shëndetësore. Kam qëndruar në QKUK dhe dje jam liruar nga trajtimi. Mua më është shpërthyer një nerv në tru dhe më është enjtur syri, pra gati e kam ta humbas edhe syrin, Sëmundja ime është rasti i dytë në Kosovë. Mjekët në QKUK më kanë udhëzuar të operohem jashtë vendit “- tha Sedolli.

Brahim Sedolli, i cili që nga 99-ta i shërben qytetarëve si polic tha se ka aplikuar për ndihmë edhe në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, por është refuzuar.

“Për ndihmë kam aplikuar edhe në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, por jam refuzuar me arsyetimin se sëmundja ime nuk gjendet në listën e sëmundjeve që duhet të trajtohen jashtë vendit” – tha ai.

Të gjithë ata që kanë mundësi dhe duan të ndihmojnë mund ta bëjnë këtë përmes xhirollogarisë:

Raiffeisen Bank: 1502040000082524

Ose për informata më të hollësishme mund të kontaktojnë: 044 218 379.

Lexo edhe:  Brenda bunkerëve të Prishtinës, që janë të destinuar në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore apo të ndonjë rreziku tjetër