E bleu veturën për “të re”, i doli me 150mijë km të kthyera!

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët, sidomos në rajonin e Ferizajt, manipulojnë me kilometrat e veturave, që i ndërrojnë në qendrat e kontrollimit të automjeteve. Për një rast të tillë, që ka ndodhur së fundmi në Shtime. Prokuroria ka nisur hetimet për mashtrim.

Burimet brenda Prokurorisë, kanë bërë të ditur se një person dyshohet se ka manipuluar me kilometrat e një veture, duke ia zvogëluar për rreth 150 mijë.

Vetura i ishte nënshtruar kontrollit teknik në një qendër ku u zbulua se ka shifër tjetër, nga kontrolli në një qendër tjetër.

Pas mbledhjes së informacioneve, u kuptua se viktima ishte mashtruar nga personi që e kishte blerë veturën, të cilin ia ka shitur me kilometra të manipuluar.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Mashtrim”.

Lexo edhe:  Nxënëset e shkollës në Rahovec e rrahin brutalisht 15-vjeçaren, thërrasin një shoqe 20-vjeçare si ‘përforcim’