Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës kthjellet moti

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Prishtina Weather, mëngjesi do të jetë më i ftohtë me mundësi për mjegull në ultësira, teksa temperaturat minimale do zbresin deri në 0 gradë Celsius.

Pasdite do të ketë edhe vranësira kalimtare. Temperaturat maksimale 18C e 19C.

Në fundjavë pritet të mbajë mot më stabil dhe i ngrohtë, kryesisht me diell dhe me temperatura deri në 22 gradë Celsius.

“Shtatori i 2022-ës në vendin tonë ishte më i ftohti që pas viteve 2008 e 2009, dhe i katërti më i lagësht me të reshura, sipas shënimeve për Ndryshime Klimatike Copernicus”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

Lexo edhe:  Veturës zyrtare i ngutet me mëngjes, “fluturon” në autostradë