Ky është hajni 53-vjeçar që bënte kërdi në marketet e mëdha në Fushë Kosovë, bie në prangat e Policisë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese.

Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në markete është arrestuar gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ekrem Kurdën, 53-vjeçar, i cili dyshohet për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda, që i ka kryer kryesisht në disa markete në Fushë Kosovë.

Ai është kapur gjatë ditës së djeshme në lagjen Emshir të Prishtinës dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Kurda dyshohet se brenda një periudhe të shkurtërka kryer vjedhje në markete kryesisht të mëdha, si Kam e SuperViva, si dhe në postën kryesore në Fushë Kosovë. Të gjitha këto raste, siç mëson Sinjali, 53-vjeçari i ka kryer i vetëm, teksa ka shfrytëzuar automjetin e tij.

Me rastin e arrestimit, Policia ka sekuestruar edhe dëshmi që i njëjti dyshohet se i ka përdorur për t’i kryer vjedhjet në marketet që i kishte cak.

Ai është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua nga hetuesit policorë, me ç’rast i ka pranuar veprat me të cilat ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policordhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore

Lexo edhe:  Shtrenjtohet edhe byreku, çmimi tani po lëviz nga 1.20 deri 1.50 centë