Reshje shiu, shkarkim rrufesh dhe breshër: Ky është parashikimi i motit për sot

Edhe sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Lexo edhe:  Ky është punëtori nga Skenderaj qe humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës