“Kena me jau q* nanën nëse na lajmëroni dikun”/ Vushtrriasi kap tre persona duke vjedhur kumbulla në pronën e tij, e kërcënojnë me jetë

Një person nga fshati Dumnicë e Epërme e Vushtrrisë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi ka kapur në flagrancë tre persona të cilët dyshohet se kanë vjedhur fruta në pronën e tij.

Sinjali mëson se posa viktima ka parë tre të dyshuarit të cilët po merrnin kumbulla në pronën e tij, të njëtit i janë drejtuar atij duke e sharë e ofenduar me fjalët se do t’a q*jmë nënën nëse i lajmëron diku dhe se do i djegin e do i dërgojnë në qiell.

I shqetësuar nga kërcënimet serioze, vushtrriasi vendosi të kërkojë ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë ngjarjen që ndodhi, ku ndër të tjera bëri të ditur se njëri nga të dyshuarit vazhdimisht mbante dorën në brez.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje në tentativë’ dhe ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  Shpallet në kërkim i dyshuari për shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren