Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Gjakovë, hajni zbulohet përmes pamjeve nga kamerat e sigurisë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Në shumicën e rasteve, hajnat arrijnë të ikin me mijëra euro e gjësende me vlerë pa lënë ndonjë gjurmë. Por ndryshe ka ndodhur me një rast në Gjakovë, ku kamerat e sigurisë nxorën zbuluar të dyshuarin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur para dy ditësh, në një shtëpi në rrugën “Ndrec P. Gjokaj”, ku i dyshuari ka arritur të vjedh një dron dhe disa orë dore.

Rasti u denoncua nga pronari i shtëpisë, me ç’rast deponoi si dëshmi pamjet nga kamerat e sigurisë.

Si rezultat i analizimit të pamjeve, i dyshuari F.I., është identifikuar dhe arrestuar nga Policia dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervisitim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  Çitaku për Kurtin: S’i fiton 50% të votave, s’do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme