Digjet një shtëpi në Dragash, dëmet kapin vlerën e rreth 15 mijë eurove

Një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi të vjetër në fshatin Kuklibeg të Dragashit, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht, pa pasoja në njerëz, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 44-vjeçari që ka denoncuar rastin në Polici, ka deklaruar se shtëpia ishte e pabanuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe e ka fikur atë në tërësi.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, pasi që ende nuk dihet shkaktari i zjarrit. Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet të ketë shkaktuar dëme që kapin vlerën e rreth 15 mijë eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Shota akuzon publikisht produksionin e Big Brother