Shoferi “tenton të fluturojë” në zonën 50kmh, ja çfarë dënimi i dha policia

Në rrugën Mitrovicë – Prishtinë është ndaluar një veturë e cila në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50kmh kishte vozitur me shpejtësi 130 kmh.

Njësiti i Trafikut i Policisë së Mitrovicës gjatë kontrollit në rrugën nacionale kishte identifikuar veturën.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti.

Njoftimi i plotë:

Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 130 km/h
Vushtrri, 14 mars 2023
Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 130 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti

Lexo edhe:  Qeveria jep dritë të gjelbër që të investohen 45 milionë euro në Mitrovicë dhe Vushtrri