MPB: Në fund të janarit fillon furnizimi me material për pasaporta

Ministria e Punëve të Brendshme, në një përgjigje për Ekonomia Online, ka thënë se në fund të muajit janar pritet të fillojë furnizimi me material për prodhimin e pasaportave, lejeve të vozitjes e letërnjoftimeve.

“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material. Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në përgjigje.

Ministria e Punëve të Brendshme së fundmi ka lidhur një kontratë me vlerë prej 4 milionë eurove me një kompani gjermane për furnizim me material të tillë

Lexo edhe:  Kjo është agjenda drejt liberalizimit të vizave