Konfirmohet: Për pak ditë nis furnizimi me pasaporta, letërnjoftime e patentë shoferë

Pas më shumë se 3 muaj, Qeveria e Kosovës ka dhënë sinjale pozitive për furnizimin e pasaportave

Në një përgjigje për “Indeksonline”, Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material.

“Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, për mungesën e materialit të pasaportave kishte reagime të shumta nga partitë opozitare si dhe nga shoqëria civile.

Lexo edhe:  Ngrihet flamuri i ShBA-së në një xhami në Prishtinë, Maliqi: Do ta bëjmë traditë