Kapet një sasi e duhanit të kontrabanduar në Zubin Potok

Policia e Kosovës (PK) ka ndaluar një kombi, i cili po transportonte duhan të kontrabanduar.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi“,  e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, i cili tha se malli është konfiskuar dhe dërguar në Doganë.

“Rreth orës 16:30 në Zubin Potok, kontrabandë me cigare. Një kombi i ngarkuar është konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe është derguar në doganë”, konfirmoi ai.

Lexo edhe:  Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Kurti thotë se s’ka dëgjuar për të