“Mos e përdor më emrin tim”, “Sa shëmtuar dukesh kështu”, përplasen ashpër Luizi e Kiara

Kiara i tha Luizit se atë e shqetëson shumë fakti që ai qëndron shtrirë nga mëngjesi deri në darkë dhe më pas ngrihet me nerva dhe kur qetësohet, shkon e përqafon sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ajo shtoi se, i ka shkuar disa herë te shtrati Luizit dhe e ka pyetur nëse ai do ndonjë ilaç për dhimbjen e kokës, por ai e ka përzënë.

Kiara i tha Luizit se ajo nuk e ka në tip mënyrën, se si ai ka dëshirë që të përkujdeset për të, ndërsa shtoi se vetëm ajo e mirëkupton Luizin dhe se këtë gjë, nuk e merr në këmbim nga ai.

Luizi u shpreh se ai i ka prishur marrëdhëniet me të gjithë banorët, thuajse ka hequr dorë nga qëllimi kryesor për hyrjen e tij në Big Brother, që është fitorja dhe kjo, sipas tij, për shkak se i është përkushtuar me “mish e shpirt” Kiarës.

Duke biseduar me të në oborr, Luizi tha se ai do vazhdoi ta bëjë një gjë të tillë, t’i përkushtohet asaj. Pas kësaj deklarate, Kiara tha se është hera e parë dhe e fundit që e përfshi atë në disa situata dhe që e përmend emrin e saj.

Luizi i tha Kiarës se ajo po duket shumë shëmtuar me deklaratat që ajo po bën dhe se po shpik gjëra të paqena.

Ai i tha Kiarës se po e bën atë me faj, ndërsa ajo i tha se e meriton një gjë të tillë. Luizi i tha Kiarës se ai po duket shumë keq në sy të publikut për mënyrën se si ai po kominikon me të, duke i thënë, “Kaq po të them”, “E more vesh?”…

Kiara tha që nuk i intereson nëse duket shëmtuar, pasi ajo ka të drejtë të flasë me partnerin e saj dhe se gojën nuk do e mbajë mbyllur deri kur Big Brother të përfundojë.

Lexo edhe:  Identifikohet i dyshuari për sulmin seksual ndaj të miturës në Prizren, 60-vjeçari përfundon në pranga

Ajo madje i tha Luizit mos t’ja përmendë më komentin që ajo është bërë shoqe me Dean. Por, ky i fundit i tha se është fakt që ato të dyja janë afruar me njëra-tjetrën.