Prokuroria e Pejës zhvillon aksion në pesë komuna të vendit, dyshohet për kultivim të kanabisit

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë është duke zhvilluar një aksion në pesë komunat e Kosovës Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se janë duke u bastisur 13 lokacione ku dyshohet se ka plantacion të substancës së dyshuar narkotike të llojit Kanabis.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit”, tha Nikçi.

Ai tha se në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale.

Lexo edhe:  Lëkundet shtëpia në Rashan të Mitrovicës, largohen 11 banorë