‘Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën’, Vlora Çitaku e nxjerr nga arkivi deklaratën e Kurtit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti kohën kur ai iu kërkonte mësimdhënësve ta vazhdonin grevën.

Çitaku e publikoi në Facebook qëndrimin e Kurtit në vitin 2019, kur ishte në opozitë.

“Arkivi i lajmeve është kundërshtari më i madh i Albin Kurtit”, ka shkruar Çitaku.

Kurti në një postim në Facebook në janar të vitit 2019 thoshte se mësuesit duhet ta vazhdojnë grevën me kusht që të vendosin theksin tek zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar.

“Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim”, kishte shkruar Kurti.

Greva në arsim pritet të vazhdojë edhe sot. SBASHK sërish gjatë ditës së djeshme ka kërkuar dialog me Qeverinë.

Lexo edhe:  Mërgimtarit i bëhet 450 euro më shtrenjtë rruga për Kosovë: E dënojnë keq në Kroaci