Kobra dërgohet me këmbë dhe duar të lidhura në gjykatë

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, gjatë gjykimit të se enjtës ndaj tij, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Ai në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës i mohoi të bëmat e tij.

‘’Absolutisht, për asnjërën hiç! Kisha pasë qef që vetëm njëra prej provave që i ka cekë ajo, figuron dora jeme apo diçka, mos e leni për nesër, qetu jepne burgim të përjetshëm”, u shprehë ai.

Seanca ndaj “Kobrës” u përcoll me reagime të ashpra nga i njëjti, çka rezultoi në përjashtimin e tij prej sallës së gjykimit.

Por, pas disa minutash ai u rikthye sërish në seancë.

Lexo edhe:  Vdes një foshnjë 7 muajsh në Skenderaj