Greqi – babai përplas aksidentalisht vajzën e tij 3-vjeçe, ajo ndërron jetë në spital

Një aksident tragjik ka ndodhur Greqi. Babai ka shtypur aksidentalisht vajzën e tij 3-vjeç ndërsa po lëvizte me makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kissamos në Chania. Sipas mediave greke, babai ka qenë duke ecur pranë shtëpisë me makinë, ndërsa nuk e ka parë vajzën e tij të mitur, duke e përplasur.

E mitura ka rënë pa ndjenja në tokë, dhe ëhstë dërguar menjëherë në spita.

Por pavarësisht trajtikmit dhe ndihmës së mjekve, vogëlushja ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Prej ditës së djeshme, sipas informacioneve të ERT, mjekët kishin nisur procesin e analizave të përcaktuara për të konstatuar funksionin e trurit të fëmijës, në të cilat vajza 3-vjeçare nuk ka shfaqur asnjë reagim. Për procedurën janë njoftuar më parë prindërit e vajzës, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qëndruar në qendrën e spitalit PAGNI, pranë fëmijës së tyre.

 

Lexo edhe:  Mësuesi nga Vitia që është aktivisti i VV-së fton nxënësit e tij të shkojnë në shkollë