Aksident trafiku mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton aksidente të shumta. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sonte në fshatin Lubizhdë të Malishevës, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili tha se dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Në fshatin Lubizhdë-Malishevë (rruga Malishevë-Kijvë) rreth orës 20:35 dy vetura janë përfshirë në aksident trafiku.

Përveç dëmeve materiale është raportuar për dy persona të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke e trajtuar rastin.”

Lexo edhe:  Kapet me 1300 euro një person në një pompë në Mitrovicë, ia kërkoi të burgosurit për t’ia falur dënimin