Ky është hajni i shpallur në kërkim, pjesë e grupit që tmerronin pompat me grabitje

Pesë persona të cilët kryenin veprimtarinë e tyre në grup, në fillim të këtij viti kanë bërë kërdi në disa pompa te derivateve në fshatrat e Ferizajt si Sojevë, Rakaj, Mirosalë, si dhe në Shtime. Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia, të dyshuarit kanë rënë në pranga në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se të dyshuarit janë:

Muxhahid Brava 35-vjeçar
Fatlind Gashani 21-vjeçar
Xhemrush Salijaj 35-vjeçar
Shkelqim Roshaj 29-vjeçar
dhe Veton Esati 30-vjeçar (ende në arrati)

Dy prej të dyshuarve, Salijaj dhe Esati, sot kishin planifikuar që të kryejnë edhe një grabitje të armatosur në magjistralen Ferizaj – Shtime, por me të parë Policinë, ata kanë nisur të ikin në dhe gjatë rrugës kanë gjuajtur dy armët dhe mjetet tjera me të cilat kishin bërë plan që të kryejnë grabitjen.

Po ashtu gjatë tentativës për t’iu shmangur organeve të rendit, të dyshuarit kanë goditur veturën e Policisë së Kosovës, duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme materiale.

Pas disa orësh kërkime, Policia ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e Salijajt dhe i njëjti është arrestuar.

Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve tjerë, Muxhahid Bravadhe Shkelqim Roshaj dhe të njëjtit janë arrestuar gjatë aksionit policor.

Në kërkim e sipër për Esatin, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë Fatlind Gashanin, i cili dyshohet se ka qenë në bashkëkryerje me Saliajndhe Esatin.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar : dy vetura , dy armë zjarri (pistoleta), tre karikatorë me 22 fishekë, një jelek antiplumb ,dy maska ,një thikë dhe pesë telefona mobil.

Lexo edhe:  Linda drejtuar Azemit: Ty nuk të shoh, s’je në radarin tim

“Të dyshuarit janë janë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit XH.S ( M/K) i moshës 35 vjeçar, SH.R (M/K) i moshës 29 vjeçar, M.B (M/K) i moshës 35 vjeçar dhe F.G (M/K) i moshës 22 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprat “Grabitje” ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër V.E (M/K) i moshës 30 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, sipas Policisë, të dyshuarit e lartpërmendur duke vepruar si grup i përbashkët, dyshohet se kanë kryer grabitjet e armatosura në këto lokacione :

me datën 11.01.2023 në fshatin Sojevë në pikën e karburantit ‘’Veda Petrol’’,
me datën 16.01.2023 në fshatin Rakaj në pikën e karburantit ‘’Ballkan Petrol’’,
me datën 24.01.2023 grabitjen e një automjeti Tauran në fshatin Mirosale,
me datën 26.01.2023 grabitjen e armatosur në zyrat e KEDS në Shtime dhe
me datën 25.02.2023 grabitjen e armatosur në hyrje të Shtimes tek pika e karburantit ‘’Ibrahimi Petrol’’ .