Aksident mes kamioni dhe një veture Gllaviqicë të Pejës, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në në fshatin Gllaviqicë.

Indeksonline ka siguruar pamje, ku shihet që kamioni ka përfunduar jashtë rrugës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tregoi se tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 19:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, fshatin Gllaviqicë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lëndimet nuk janë serioze”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Lexo edhe:  Këta janë 5 anëtarët e familjes Ajvazi të arrestuar për plagosjen e rojës së pyllit, zbulohet motivi