Kjo është gjendja e të plagosurve në Podujevë
Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 nga të shtënat me armë, raporton Llapi.info.
Siç ka raportuar më parë Llapi.info, njëri prej tyre është kalimtar i rastit.
Të plagosurit janë dërguar për në QKUK.
Portali mëson se njëri është plagosur në këmbë dhe i njëjti është në gjendje stabile, kurse personi tjetër (kalimtar i rastit), është në gjendje më të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.
Tutje burime të Llapi.info kanë treguar se edhe një person tjetër ka pranuar tretman mjekësor (grua shtatzënë), pasi e njëjta është frikësuar nga ky rast.