Kjo është gjendja e të plagosurve në Podujevë

Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 nga të shtënat me armë, raporton Llapi.info.

Siç ka raportuar më parë Llapi.info, njëri prej tyre është kalimtar i rastit.

Të plagosurit janë dërguar për në QKUK.

Portali mëson se njëri është plagosur në këmbë dhe i njëjti është në gjendje stabile, kurse personi tjetër (kalimtar i rastit), është në gjendje më të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.

Tutje burime të Llapi.info kanë treguar se edhe një person tjetër ka pranuar tretman mjekësor (grua shtatzënë), pasi e njëjta është frikësuar nga ky rast.

Lexo edhe:  Çifti rrahen me njëri – tjetrin pas një debati, përfundojnë të dy prapa grilave