Kthehet dielli, meteorologët tregojnë kur do të ngrohet moti sërish

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Më shumë vranësira parashihet të ketë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës më shumë rreze diellore dhe erëra nga juglindja.

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Nga e hëna na pret mot paksa më i ngrohtë, me alternime mes vranësira dhe intervaleve kohore me diell. Priten riga ose rrebeshe afatshkurtra, të dobëta shiu nganjëherë në disa rajone.

Lexo edhe:  Sulmohet brutalisht klienti i Hotel Dukagjinit në Pejë, katër persona ia zënë pritën në parking