Kapen pesë migrantë ilegalë në një kamion të mallrave në Prishtinë

Pesë migrantë ilgealë nga Siria janë gjetur sot të fshehur në një kamion që po transportonte mallra nga Turqia në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Dogana e Kosovës bën me dije se migrantët janë ndaluar dhe në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar te Policia e Kosovës.

“Sipas deklaratave të personave te gjithë refugjatët janë nga Siria, emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës. Vlen të theksohet se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  Çmimi i naftës dhe arit pëson ulje