Jakup Krasniqi bëhet gjysh për herë të parë, mbesa e tij merr emrin Toskë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është bërë sot gjysh për herë të parë.

Djalit të tij Altinit,  i ka lindur një vajzë.

Për lajmin ka njoftuar Gresa, vajza e Jakup Krasniqit.

“Erdhi në jete bekimi ynë më i madh, sot Altini u bë babë e Babi u bë gjysh për herë të parë. Toska jonë, gjyshi yt për të cilin ti do të jesh krenare përherë sot të uroj më të mirat e botës”, ka shkruar Gresë Krasniqi për mbesën e vet.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë nën akuzat për krime lufte.

Lexo edhe:  Pronari i ordinancës fizioterapeutike në Mitrovicë denoncohet nga pacientja për sulm seksual