E dhimbshme: 22-vjeçari ra nga lartësia derisa po ngarkonte sanë në traktor, ndërron jetë në spital

Një 22-vjeçari ka ndërruar jetë aksidentalisht mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli të Konispolit.

Viktima thuhet se ka qenë duke ngarkuar, bashkë me të atin  e tij, traktorin me sanë dhe aksidentalisht ka rënë nga lartësia, ku si pasojë ishte lënduar rëndë.

Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Lexo edhe:  Qëndroi në arrati për 10 ditë, dorëzohet në Polici i dyshuari për tentim vrasjen në Podujevë