Vërshimet, KRU “Hidrodrini”: Uji në Pejë është i pijshëm

Vërshimet e mbrëmjes sollën bilancë tragjik në Pejë, që fatkeqësisht rezultoi me dy jetë të humbura, dy të lënduar dhe dëme të tjera materiale.

KRU ‘Hidrodrini’, IKSHPK dhe IRSHP ka njoftuar se uji në territorin e komunës së Pejës sikur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë është i sigurt për pije duke mbetur brenda standardeve të parapa.

Kjo kompani ka njoftuar se vërshimet e mbrëmjes së të shtunës, përpos komunës së Pejës, nuk kanë prekur komunat tjera të zonës së mbulueshmërisë, Deçan, Klinë, Junik dhe Istog.

KRU ‘Hidrodrini’, IKSHPK dhe IRSHP kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e prekur dhe të gjithë qytetarët në Pejë.

Lexo edhe:  Kërcet grushti në familjen pejane: Vëllezërit rrahen mes vete, nga spitali përfundojnë në Polici