Këta janë dy rusët e arrestuar që tentuan ta kalojnë ilegalisht kufirin në Jarinjë

Dy shtetas rusë ishin arrestuar të dielën në pikën kufitare, në Jarinjë. Dy personat me pasaporta ruse nuk kishin viza të Republikës së Kosovës.

Gazeta Sinjali mëson se dy rusët që tentuan ta kalojnë ilegalisht kufirin janë: Khusam Azam, Elena Azam.

Dyshja janë arrestuar atë ditë, ndërsa sot Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicës për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’”, ka njoftuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Lexo edhe:  KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë