Blero i lë amanet djalit: “Nëse atdheu të thërret, të jesh aty ku qëndrojnë burrat, në ballë të UÇK-së”

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka ndarë një mesazh emocional për djalin e tij përmes një postimi në Instagram.

Në fotografinë e publikuar, Blero shihet duke mbajtur djalin në krahë, teksa krahas imazhit ka shkruar një dedikim me tone patriotike.

“Zoti më bekoi me ty, biri im. Të lë amanet që, nëse një ditë atdheu të thërret, të jesh aty ku qëndrojnë burrat – në ballë të UÇK-së, për Kosovën dhe për gjakun shqiptar”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Një i arrestuar nga gjuajtja me armë e goditja me veturë në Vranjevc