Policia kërkon ndihmë për kapjen e kësaj gruaje kosovare, dyshohet për vjedhje

Sektori i Hetimeve të Prishtinës, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje që shihet në fotografinë e publikuar nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, personi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Policia ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e saj, të kontaktojë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].

Lexo edhe:  “Një zë për çlirimtarët”, veteranët e UÇK-së protestojnë edhe në Tiranë