Aksidentohet vetura zyrtare e PK-së, lëndohen dy policë

Foto ilustruese

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime trupore pasi janë aksidentuar me një veturë civile në Prishtinë, raporton teve1.info

Sipas raportit policor, nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Rr.28 Nëntori, Prishtinë 10.01.2024-21:30 Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një veturë zyrtare te PK-së ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  Çka po ndodh me monedhat false prej 2 eurove në Kosovë, Policia jep detaje