E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën tragjikisht pasi u godit për vdekje nga kamioni në Vushtrri
Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ndodhi pasditën e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, më konkretisht në fshatin Stanovc, ku një person gjeti tragjikisht vdekjen pasi u godit nga një shofer që po drejtonte kamionin.
Sinjali mëson se emri i viktimës është Ekrem Maxhuni, 56-vjeçar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Sinjalin se viktima humbi jetën në vendngjarje teksa shoferi i cili shkaktoi aksidentin kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 16:44 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkatuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Maxhunaj. Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur këmbësorin (viktimën) m /k/sh, rreth 56 vjecar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Kamioni i cili shaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojn hetimet për aksidentin”.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion teksa i dyshuari për shkaktimin e aksidentin ende nuk është arrestuar.
Sinjali solli edhe pamje nga vendi i ngjarjes, kur trupi i pajetë po bartej nga vendi ku ndodhi aksidenti.