Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot me intervale kohore me diell e vranësira lokale ku mund të ketë edhe ndonjë reshje lokale.

Pasdite vonë ose në mbrëmje intensifikim i reshjeve të shiut dhe mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Do të fryjnë erëra lokalisht të fuqishme nga juglindja të ngrohta për këtë periudhë kohore, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 13 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me dile dhe shtim të vranësirave. Lokalisht priten reshje të izoluara, ndërsa në mbrëmje nga jugu i Shqipërisë dendësim i madh i vranësirave dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nga jugu i vendit do të përhapen në tërë rajonin orëve të vonshme të mbrëmjes dhe natës.

Të dielen na pret mot me vranësira të shpeshta e të dendura. Herë pas here me reshje e rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Reshje më intensive priten në pjesën veriore të Shqipërisë e në viset e larta malore do të fillojnë reshje të dendura bore.

Të hënën erërat do tl ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë mjaft të ftohta nga veriu dhe verilindja. Shiu do të shndërrohet në borë dhe pritet të kemi mot dimëror, por pa reshje të mëdha bore. Fjolla bore priten në gati tërë territorin e Republikës së Kosovës, veri, verilindje dhe lindje të Shqipërisë si dhe në veri, veriperëndim dhe verilindje të Maqedonisë së Veriut si dhe në Luginën e Preshevës dhe veriun e Malit të Zi. Në viset tjera të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut reshjet do të pushojnë.

Lexo edhe:  1 muaj paraburgim për serbin e arrestuar për krime lufte në Kosovë

Nga e marta na pret mot kryesisht i thatë dhe mjaft i ftohtë. Në disa vise ende priten fjolla të herëpashershme bore, ndërsa acari i natës dhe mëngjesit fuqizohet mjaft./MeteoBallkan