E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën tragjikisht pasi u godit për vdekje nga kamioni në Vushtrri

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ndodhi pasditën e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, më konkretisht në fshatin Stanovc, ku një person gjeti tragjikisht vdekjen pasi u godit nga një shofer që po drejtonte kamionin.

Sinjali mëson se emri i viktimës është Ekrem Maxhuni, 56-vjeçar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Sinjalin se viktima humbi jetën në vendngjarje teksa shoferi i cili shkaktoi aksidentin kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 16:44 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkatuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Maxhunaj. Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur këmbësorin (viktimën) m /k/sh, rreth 56 vjecar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Kamioni i cili shaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojn hetimet për aksidentin”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion teksa i dyshuari për shkaktimin e aksidentin ende nuk është arrestuar.

Sinjali solli edhe pamje nga vendi i ngjarjes, kur trupi i pajetë po bartej nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Lexo edhe:  Shkoi në Gjermani për punë dhe nuk u lajmërua më, vëllai e raporton në Polici zhdukjen e tij