Ndahet nga jeta avokati kosovar

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e anëtarit të saj, avokatit Hamit Gashi nga Podujeva.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Dobërdol, komuna e Podujevës.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati Hamit, u lind me 07.08.1949, në fshatin Dobërdol, Komuna e Podujevës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1973, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1975.

Avokati Hamit, ushtroi profesionin e avokatit, që nga viti 2001 me seli të zyrës në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e OAK.

Lexo edhe:  “Janë mbledhur 5 mijë dollarë për fëmijët e Liridonës”, si tentoi të përfitojë nga tragjedia i dyshuari për mashtrime të shumta