Dyshimet për tradhti mollë sherri mes çiftit në Kaçanik, burri ‘çartet’ dhe demolon shtëpinë

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, është shndërruar në një rutinë të pandashme.

Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë. E arsyet e konflikteve janë të ndryshme, duke përfshirë dyshimet për tradhti, abuzimi me alkool, substanca narkotike  e bixhoz.

Në Polici kanë përfunduar dje një çift nga fshati Beguncë e Kaçanikut, pasi gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka deklaruar se i gjithë sherri ka nisur pasi bashkëshorti i saj ishte kthyer nga kafeneja në shtëpi dhe pas konfliktit verbal mes tyre, 32-vjeçari dyshohet se me sëpatë ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka pasur sjellje agresive, që sipas tij kanë ardhur si pasojë e presionit që bashkëshortja ka ushtruar ndaj tij nën dyshimet për tradhti.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti do të hetohet në liri.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Shoferi kosovar fut në veturë 16-vjeçarin dhe e sulmon seksualisht, ia prek organin gjenital