Arrestohet një burrë në Mitrovicë, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij

Mitrovicë-Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën kosovare, ndaj të njëjtës kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike si dhe ia kishte dëmtuar telefonin e saj. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës