Autoritetet serbe s’e lejojnë Sveçlën të shkojë në Luginë

Autoritetet e Serbisë nuk ia kanë lejuar vizitën ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të paraparë që të realizohej sot në Luginë të Preshevës me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Lajmin e ka konfimruar Nevzat Lutfiu, kryetar i këtij këshilli.

Sveçla kishte në agjendë vizitat në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe  takime me përfaqësues të Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe zyrtarë të pushtetit lokal atje.

Lexo edhe:  Humbi dajën sa ishte në BBVK, fjalët e Getit pasi mori vesh lajmin