Armët u gjetën në vendin ku hidhen mbeturinat – Detaje nga aksioni i policisë në Vushtrri

Në orët e pasdites së sotme organet e sigurisë kanë pranuar një informacion se një sasi armatimi ndodhet në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore se bashku me pjestarë të FSK’së.

Armët ndodheshin në një lokacion ku bëhej grumbullimi i mbeturinave.

VIDEO

Fillimisht ato ishin vërejtur nga një qytetar i cili në at vend kishte hasur papritmas në to.

Ekipi i lajmi.net ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ku ka marrë pamjet gjatë këtij aksioni për kapjen e këtij armatimi nga institucionet kosovare të sigurisë.

Lajmin për gjetjen e këtyre armëve për lajmi.net net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tutje tregon se aty është gjetur një sasi e armatimit të llojeve të ndryshme.

“Në orët e pasdites  një  qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në  një hapsirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë,  ka vrejtur  dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është  bërë petimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë  lokacion janë gjetur. Dy armë  të  gjata, një sasi e municonit, kater granata dore, njè tromblon”, tha Zahiti.

Lexo edhe:  4 persona bëhen për spital nga aksidenti i rëndë në Pantinë të Vushtrrisë