Sulmoi fizikisht babanë e saj, arrestohet një vajzë nga Peja

Arrestohet një vajzë nga Peja pasi ka sulmuar fizikisht babanë e saj.

Pas raportimit të rastit, këtij të fundit iu është ofruar tretman mjekësor.

Pas konsultimit nga prokurori i shtetit, e dyshuara është dërguar në spitalin e Pejës pasi ka probleme shëndetësore.

“Pejë 07.04.2023 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr vendim mbi ndalimin e të dyshuarës dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Pejës pasi ka probleme shëndetësore”, raporti i plotë i policisë.

Lexo edhe:  Ardhja e mërgimtarëve shkakton kolona, pritje të gjata në kufrin Hungari-Serbi