Vrasja e dyfishtë në Gjakovë: Nuk është vetëm prona motivi i vrasjes

Në rrugë kanë mbetur gjurmët e përleshjes që përfundoi me dy viktima në Madanaj të Gjakovës. Vëllezërit Blerim e Haxhi Islamaj dyshohet se u vranë me armë zjarri mbrëmjen e së dielës nga një person tjetër që po ashtu ka marrë plagë të rënda.
Deri te qerimi tragjik i hesapeve dyshohet se çoi një mosmarrëveshje e moçme për një truall, siç e konfirmon zëdhënësi policor për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, që shton se vazhdojnë hetimet edhe për motive tjera potenciale, njofton Klan Kosova.

Familja Islamaj e ka hapur të pamen në Madanaj, por të hënën asnjë nga të afërmit nuk deshi të deklarohej për rastin.

Ndërsa i dyshuari Gj. Gj. është kapur nga policia po të njëjtën natë. Prokuroria ka njoftuar se do të kërkojë paraburgim për të mbi dyshimet për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “posedim i paautorizuar i armëve”.

Edhe pse i dyshuari ka marrë plagë, organet e rendit në fazën e hershme të hetimeve nuk dhanë detaje nëse në konfliktin e së dielës është përdorur më shumë se një armë.

Lexo edhe:  Mustafa pas dënimit të Hajdarit me 200 euro gjobë: Shumari n’mal me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë