Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot parashihet të kemi mot me diell e vranësira dhe me erëra nga jugperëndimi.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore, ndërsa rrallë në disa vise në Dukagjin mund të ketë ndonjë rigë shiu. Minimalja parashihet rreth 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 16 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat mund edhe të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh shiu në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi. Në viset tjera do të vazhdojë moti i thatë, por me erëra nga jugu dhe jugperëndimi.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpeshta, ndërkohë që anticikloni sa vjen e dobësohet. Masat ciklonike nga Atlantiku forcohen në Mesdhe duke arritur të depërtojnë edhe në viset tona. Reshje dhe rrebeshe lokale shiu fillimisht parashihen në Mal të Zi, pastaj në veri të Shqipërisë dhe mund të ndodhë edhe në Dukagjin.

Të dielën reshje shiu në gati tërë rajonin, lokalisht edhe në disa zona në Kosovë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ngjarje e dhimbshme për familjen Neziri në Fushë Kosovë: 50-vjeçari humb jetën si pasojë e sulmit kardiak