Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot parashihet të kemi mot më të këndshëm dhe më stabil.

Priten rreze diellore dhe vranësira lokale. Pasdite vonë parashihen disa zhvillime konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale deri në 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në disa zona do të ketë zhvillime të vranësirave konvektive por kryesisht të dobëta që do të kushtëzojnë ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Nga e diela edhe më ngrohtë. Reshje nuk parashihet të ketë dhe temperaturat do të shënojnë rritje, rreth 25 gradë Celsius në Kosovë, ndërsa më ngrohtë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Përpos orëve me diell do të ketë edhe vranësira lokale të herëpashershme, por pa reshje atmosferike./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Pas përmbytjeve, sërish tërmete në Turqi – Dalin pamjet